Emigrantët, policitë takim në Romë
Në Romë janë mbledhur krerët e Policive të Ballkanit, në një konferencë ku mori pjesë dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare, Ardi Veliu. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit më të lartë të Agjencive Europiane si Frontex, Europol dhe Selec.
Gjatë takimit me gazetarë, kreu i policisë italiane Franko Gabrielli, u shpreh se tre temat qëndrore të diskutimeve të këtij takimi ishin lufta kundër kriminalitetit të organizuar, terrorizmi ndërkombëtar e trafiku i qënieve njerëzore.
”Gjatë javëve të fundit ndryshe nga çfarë po ndodh në Mesdhe ku kemi një reduktim të dukshëm të fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë në Itali, kemi verifikuar një riaktivizim të rrugës ballkanike për trafikun e qënieve njerëzore, dhe pse jo në shifrat e madhësitë që mori në fund të vitit 2015 e në 2016. Ky fenomen i lidhur me ngjarjet e humbjes e rrëzimit të Kalifatit, pra Shtetit Islamik, paraqesin një motiv preokupim për sigurinë e këtij rajoni e të gjithë territorit të Bashkimit Europian”.
Risia e kësaj konference ishte propozimi i Italisë për ngritjen e një pike të vetme e të përbashkët kontakti për vendet e rajonit ballkanik në shkëmbimin sa më të shpejtë të informacionit.
KOHA JONË SONDAZH

