Emigrantët refuzojnë Suedinë: Bën shumë ftohtë

 

“Fshati është shumë i ftohtë dhe i izoluar:, refugjatët nuk dëshirojnë të zbresin nga autobuzi, dhe rrinë brenda tij deri në ardhjen e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin suedez të Limedsforsen, afër kufirit me Norvegjinë.

Tre ditë më parë 14 refugjatë sirianë dhe irakenë kanë bërë këtë protestë të çuditshme duke protestuar kudnër kushteve të pritjes së Suedisë.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 60 azilkërkuesish.

Refugjatët nuk donin të rrinin në këtë fshat pasi ishte dhjetëra kilometra larg qytetit.

Kompania e autobuzëve telefonoi menjëherë autoritetet të cilët detyruan refugjatët të zbresin nga autobuzi.

Suedia është treguar e gatshme të presë 190 mijë emigrantë por duket se refugjatët nuk e pëlqejnë vendin skandinav dhe kuota e vënë në dispozicion nuk do të plotësohet.

SHKARKO APP