Emigrantët shqiptarë flasin për ”Daily Mail”: Nuk jemi gangstera. Po bëhemi ”kokë turku” për politikën britanike

Gjuha raciste nga sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, po kundërshtohen nga shqiptarët. Teksa janë ulur në kafene e shqiptarit Ervis Abdullaj, ata tregojnë se nuk janë problemi në Britani, por që po bëhen ”kokë turku për politikën e dështuar britanike”.

Shqiptarët shprehen për ”Daily Mail”, një media e cila në fakt vetëm shkruan për banda shqiptarët në Angli, se ikën nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani, për të punuar shumë dhe për të paguar taksat e tyre, ndërsa këmbëngulnin se nuk pretendonin përfitime nga shtetit dhe nuk ishin “gangsterë apo hajdutë”.

Duke folur jashtë një kafeneje në veri të Londrës, burrat pohuan se ishin viktima të racizmit dhe se po shënjestroheshin qëllimisht nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga trajtimi i dobët i emigracionit.

Ervis Abdullaj që pronar i ”01 Café Bar”, thotë se shqiptarët vijnë në Britani për një jetë më të mirë. ”Çfarë nuk shkon me këtë? Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta. Shqipëria është një vend i bukur, por ka shumë korrupsion dhe dhunë atje. Shumë shqiptarë po ikin nga kushtet e tmerrshme dhe jeta e tyre është në rrezik. Mund të mos ketë luftë atje, por nuk është një vend i sigurt”.

SHKARKO APP