FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emigrantët shqiptarë habisin doganierët në SHBA: Presh, plëndës, mish të therur në valixhe (FOTO)

Sa herë vijnë në atdhe, emigrantët shqiptarët marrin me vete edhe disa produkte vendase. Por, duket se ndonjëherë edhe e teprojnë.

Së fundmi, autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA kanë shtangur, kur gjatë kontrollit të valixheve të dy udhëtarëve që vinin nga Shqipëria, kanë gjetur mish të papërpunuar qengji, plëndës, presh, gështenja dhe kremviçe.

Në mes të gështenjave specialistët thanë se gjetën edhe dy insekte të gjalla. Ata sekuestruan menjëherë produktet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët doganorë thanë se produkte ushqimore të ndaluara transportoheshin nga udhëtarët nga Shqipëria në mes të dhjetorit, por lajmi është publikuar vetëm një ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?