Emigrantët shqiptarë izolohen nga dëbora, kërkojnë ndihmë (Foto)

Një mot ekstrem ka ‘pushtuar’ Athinën ku reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugët kryesore të vendit.

Një situatë emergjence është krijuar edhe në Kapandriti të Athinës, ku disa emigrantë shqiptarë i janë drejtuar numrit të Top Channel për të kërkuar ndihmë pasi janë bllokuar në këtë zonë për shkak të dëborës së madhe.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, është e pamundur që qytetarët në këtë zonë të lëvizin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperatura të ulëta mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Greqisë, ndërsa vala e motit të keq me emrin simbolik “Medea” e shoqëruar me reshje bore dhe erëra të fuqishme ka mbi dy ditë që po shkakton probleme të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?