Emigrantët Shqiptarë kalojnë në Britani, me karta identiteti italiane falco
Kriza e refugjatëve ka përfshirë dhe Shqipërinë. Emigrantët shqiptarë e kosovarë si destinacion kyç kanë kalimin në Britaninë e Madhe por në pamundësi për të kaluar legalisht si çdo qytetar, ata përdorin truke të ndryshme duke nisur ka përdorimi i kartave italiane të identitetit të falsifikuara.
Lajmin e kanë dhënë mediat Italiane, ku citojnë se policia kufitare e provincës së Veronës e Venecias në orët e para të mëngjesit të sotëm ka arrestuar disa personave, shtetas italianë, shqiptarë e britanikë. Mbi ta rëndon akuza e favorizimit të emigracionit klandestin.
Në deklaratën thuhet se janë mbi 90 persona janë vënë nën hetim e disa banesa janë kontrolluar nga policia italiane. Sipas autoriteteve italiane personat e arrestuar do të jenë nën për trafikimin ilegal të qenieve njerëzore.
Më tej mediat citojnë se baza logjistike e organizatave ishte në Shqipëri, Veneto e Londër. Organizatat kishin realizuar qindra kalime për shtetasit shqiptarë e kosovarë për në Britaninë e Madhe. Mënyra ishte përmes aeroporteve e porteve të Italisë, Austrisë, Francës, Gjermanisë, Irlandës, Polonisë, Portugalisë e Spanjës.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

