Emrat e 8 shqiptarëve të evakuar nga trageti, jashtë rrezikut për jetën

Ministria e Punëve të Jashtme informohet nga Konsullata jonë në Janinë dhe Roja Bregdetare greke se në listën e pasagjerëve të evakuuar në bordin e anijes «ABY JEANNETTE» ndodhen shtetasit shqiptarë të mëposhtëm:

• Refik Aliko

• Sheraf Aliko

Swiss Digital Desktop Reklama

• Donika Aliko

Swiss Digital Mobile Reklama

• Jonel Lamcaj

• Festim Cuci

• Hasie Cuci

• Brunilda Cazo

• Jorgo Kristo

MPJ informon se anija «ABY JEANNETTE» ndodhet ende në zonën e operacionit për të dhënë ndihmën për pasagjerët e tjerë që po evakuohen.

Nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasja Senada Kolekaj ndodhet në Spitalin “Copertino” të Leces jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga Konsullata jonë në Bari informohemi se shtetasit shqiptarë Albert Mane dhe Alban Skëndaj kanë mbërritur në Portin e Barit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Konsullatat tona në Janinë dhe Bari ndjekin me përparësi ecurinë e evakuimit dhe do të informojnë qytetarët për të dhënat e reja hap pas hapi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?