Emrat e të plagosurve në atentatin ndaj prokurorit

Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, këtë të premtë në mbikalimin e Shkozetit në autostradën Tiranë- Durrës.

Së bashku në makinë me prokurorin Arjan Ndoj kanë qenë dhe dy persona të tjerë, të cilët po ashtu janë plagosur. Në gjendje më të rëndë aktualisht ndodhet Andi Maloku, i cili po e drejtonte makinën, në momentin kur ajo është bërë shoshë me plumba kallashnikovi.

Ky i fundit ka mbërritur në spitalin e traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Aleksandër Laho mësohet se ka qenë i plagosuri tjetër i cili ndodhej në makinën e prokurorit Ndoja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?