Emrat/ KLGJ emëron 2 gjyqtarët e Gjykatës Antikorrupsion
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përcaktuar emrat e anëtarëve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, një institucion i posaçëm që është krijuar me reformën në drejtësi që ka objektiv të shqyëtojë çështjet hetimore të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë.
Sipas njoftimi, Këshilli caktoi në pozicion, në mënyrë të përhershme, pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të dy gjyqtarëve, përkatësisht Miliana Muça dhe Klodian Kurushi.
Sakaq KLGJ ka bërë ditur se presidenti Meta i ka kërkuar që të njihet me procedurat që të ndiqen për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. ” Këshilli diskutoi rreth shkresës së ardhur nga Presidenti i Republikës, në lidhje me situatën në Gjykatën e Lartë. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të ngarkoi Komisionin e Zhvillimit të Karrierës par trajtimin dhe vlerësimin e kësaj shkrese”, njofton KLGJ.
Nisur nga situata në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë Covid-19, reflektuar kjo në ndërprerjen e pothuajse të gjithë jetës shoqërore në vend, përfshi dhe aktivitetet e ndryshme profesionale, Këshilli me propozimin e Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, vendosi të bëjë disa ndryshime në buxhetin e KLGJ-së për vitin 2020 me qëllim që këto fonde t’i vihen në dispozicion Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për përballimin e epidemisë Covid-19.