Emrat për KED në Presidencë? Përfundon afati për dorëzimin e listës së kandidatëve

Data 15 nënëtor është afati i fundit ku në Presidencë duhej të mbërrinte lista e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Pas këtij afati, presidenti Meta ka afat nga data 1 në 5 dhjetor të hedhë shortin për KED.

Nëse Kreu i Shtetit e refuzon një veprim të tillë, atëherë kjo detyrë i kalon kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka në përbërje 9 anëtarë, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykata e Apelit si dhe një gjyqtar nga Administrativja.

Swiss Digital Mobile Reklama

15 nëntori është afati ligjor që drejtuesit e institucioneve duhet të dorëzonin në Presidencë emrat e kandidatëve për KED.

Në rast të kundërt kjo shoqërohet me masa disiplinore ndaj tyre. Por deri në datën 15 nëntor, e vetmja që ka bërë publike dy emrat për anëtarë të KED është gjykata Kushtetuese.

Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha janë dy të propozuarit të vetmit që kanë mbetur në këtë institucion dhe që kanë kaluar vettingun.

Emri i Vitore Tushës është propozuar nga presidenti Ilir Meta për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe pritet që të votohet ose jo nga deputetët e mazhorancës pasi të kalojë në komisionet parlamentare.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i bën vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?