EMRAT/ Rrahu mjekun kirurg në oborrin e spitalit, kush është agresori me precedentë penale

Një mjek është dhunuar sot për shkak të detyrës nga disa familjarë të një pacienti në Shkodër.

Mësohet se mjeku kirurg në spitalin e Shkodrës Besmir Grizha është goditur nga Ali Kopliku, familjar i një pacienti.

Mësohet se Ali Kopliku është person me precedent penal të mëparshëm, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e spitalit të Shkodrës, teksa mjeku është goditur me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të lehta në trup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?