EMRAT/ Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KLP-së
Zgjidhen dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Prokurorja e Beratit Elona Goxhi dhe prokurori i Apelit Durrës, Moisi Duda, janë anëtarët e rinj të KLP-së.
Rezultatet e votimit:
Eloida Goxhi me 104 vota, anëtar i KLP nga shkalla e parë Berat
Albert Kuliçaj, prokuror i Vlorës, mori 47 vota
Elona Alvora, prokurore e Vlorës, 9 vota
Zeqir Hoda, prokuror i Tiranës, 91 vota
9 vota janë shpallur të pavleshme
Ndërkohë Moisi Duda u zgjodh automatikisht pasi nuk kishte kandidat.
Dy anëtarët e rinj të KLP zëvendësojnë anëtarët e shkarkuar nga vetingu, Arben Dollapaj dhe Besnik Cani.