Emrat/Zbulohet identiteti i dy viktimave të aksidentit në Shkopet
Policia e shtetit ka dhënë detaje mbi aksidenti e ndodhur pak pas mesditës së sotme në dalje të tunelit të Shkopetit.
Sipas njoftimit zyrtar rreth orës 13.30 të së shtunës është njoftuar se në rrugën Milot -Burrel, në vendin e quajtur tuneli i Shkopetit në dalje, një mjet Benz me targa AA 923 FH ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Në mjet po udhëtonin 3 vëllezër dhe kushëriri i tyre banues në Sukth të Dibrës.
Si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Afrim Rexhepi dhe Fitim Nelku.
Kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dy vëllezërit A.R. dhe A.R.
Të aksidentuarit janë punëtorë ndërtimi në Shupenzë të Dibrës ku kanë qenë duke u kthyer nga puna.
KOHA JONË SONDAZH

