Emri i Metës në fletë votimi, Bardhi reagon për vendimin e KAS: U rrëzua shkelja e Celibashit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për vendimin e KAS që të vendosë emrin e Ilir Metës në fletën e votimit. Sipas Bardhi u rrëzua shkelja e Celibashin, për të cilin thotë se është i shantazhueshëm dhe bën gjithçka që t’i nënshtrohet pengmarrësit.

“Tentativa e Ilirjan Celibashit për të fshehur në fletën e votimit faktin se me votat e demokratëve po synohet të fuqizohet Ilir Metaj u rrëzua si antiligjore nga KAS.

Kjo është një tjetër shkelje nga Kreu i KQZ, ku u faktua se një njëri i shantazhueshëm është gati të bëjë akte prej kamikazi vetëm që ti nënshtrohet pengmarrësit të tij. Keqardhje sesi hallet i shndërrojnë profesionistët në kamikazë të së keqes”,-shkroi Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?