Emri i tij përmendet 43 herë/ Kush është shqiptari i përfshirë në dosjen e Jeffrey Epstein

Një shtetas shqiptar në New York, me inicialet V. Berisha, i njohur si “Vinny Berisha”, rezulton i përmendur në 43 dokumente të publikuara së fundmi në dosjen që lidhet me financierin e dënuar Jeffrey Epstein.

Sipas materialeve të publikuara, emri i tij shfaqet në letra dhe email-e të shkëmbyera gjatë periudhës 3 tetor 2018 – 15 shkurt 2019, ku diskutohet për punime ndërtimore në rezidencën luksoze të Epstein në Manhattan. Në komunikime përmenden rinovimi i një dhome masazhi, ndërtimi i një sauna-je dhe punime të tjera brenda pronës.

Në email-e, Berisha prezantohet si pronar i një kompanie ndërtimi dhe negocion oferta financiare për projektin. Në disa prej komunikimeve përfshihen edhe emra të tjerë të lidhur me rrethin e Epstein, ndërsa asistentja e tij, Lesley Groff, rezulton t’i ketë caktuar një takim më 1 shkurt 2019 në rezidencën private në Manhattan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga dokumentet nuk ka konfirmim nëse takimi është zhvilluar apo nëse punimet janë realizuar. Po ashtu, nuk ka prova që e lidhin Berishën me aktivitetet kriminale të Epstein, por vetëm komunikime me karakter profesional për çështje ndërtimi.

Fakti që emri i tij përmendet në dhjetëra dokumente ka ngritur interes dhe pikëpyetje, pasi kontaktet rezultojnë të kenë ndodhur vetëm pak muaj para arrestimit dhe vdekjes së Epstein në vitin 2019.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?