EMRI/ “Ka humbur kujtesën”, Policia e Durrësit kërkon ndihmën e qytetarëve për 78-vjeçaren
Policia e Durrësit kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur gjetjen e familjarëve të një 78-vjeçareje, e cila ka humbur kujtesën.
Sipas policisë, zonja gëzon shëndet të mirë por nuk mban mend banesën dhe të dhënat familjare.
Policia: Gjatë pasdites, në Shkozet, është gjendur e vetme në rrugë shtetasja Zyra Selimi, 78 vjeçe, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e saj dhe të dhëna të familjarëve.
Aktualisht kjo shtetase gjendet në ambientet e DVP Durrës.
Familjarët e saj ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 129 ose mund të paraqitet në ambientet e DVP Durrës“