EMRI/ Kapet në Tiranë i kërkuari për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë më 2017
Policia e Tiranës ka arritur të kapë sot një personazh të dyshuar të krimit.
Blutë e kryeqytetit kanë arritur të prangosin Anterio Kaloshin.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News 24” se Anterio Kaloshi ishte duke udhëtuar me Meard Berberin.
Berberi është i dyshuar për ngjarjen e 8 gushtit në Tushemisht, ku u sulmua një hotel.
Ndërsa, Anterio Kaloshi ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Lushnjë në vitin 2017.
Në qytetin e Lushnjës, më 2017, mbetën të vrarë shtetasit Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.