EMRI/ Kush është pronari i “Audit” që u qëllua me breshëri plumbash në Kamëz, pista ku po hetohet

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kamëz, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një mjeti tip “Audi” të parkuar në lagjen “Kodër – Haxhë”.

Burime nga policia bëjnë me dije për “BalkanWeb” se mjeti ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri është në pronësi të Mehmet Cokut. Policia ka nisur hetimet, ndërsa pista kryesore është ajo e konfliktit për çështje pronësie. Pronari i mjetit Mehmet Coku është marrë në pyetje, ndërsa ka dëshmuar se nuk ka konflikte me njeri.

Njoftimi i policise:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 31.07.2017, rreth orës 01:20, numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “Kodër – Haxhë”, në Kamëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në mjetin e parkuar tip ” Audi “, në pronësi të shtetasit M.C. Nuk ka patur dëmtime në njerëz. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?