FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Emri/ Mbante kallashnikov me 18 fishekë në karikator, arrestohet kryeplaku në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Seniçan të njësisë administrative Deçan në Këlcyrë.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se në pranga të policisë ka përfunduar Përparim Çangollari 65 vjeç. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij në Këlcyrë, ku ka gjetur një kallashnikov me 18 fishekë në karikator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?