EMRI/ Me standard të lartë jetese, por punëtor i thjeshtë, shqiptari kapet me mbi 2 kg kokainë

Karabinierët e Comos, kapën me 2 kg dhe 200 gramë kokainë dhe rreth dhjetë doza marihuanë një burrë me origjinë shqiptare.

Pasi e ndoqën atë, me dyshimin se kishte rol në disa shitje të drogës që ndodhën ditët e fundit në Como dhe përreth, policia i sekuestroi material për paketimin e sasive të mëdha të narkotikëve, të tilla si një makinë me vakum, ose shirit ngjitës për paketimet, dhe 19 mijë euro, që vlerësohen të jenë të ardhura nga tregtia e drogës.

Policia arrestoi shqiptarin Samir Avdiu, punëtor 46-vjeçar me banim në Castiglione Olona.

Ndër gjetjet e tjera që konsiderohen interesante – të paktën për qëllimet e hetimit – janë gjithashtu duzinë “pakosh” tashmë të hapura dhe të përdorura, dhe për këtë arsye bosh, për të demonstruar se deri në 10 kilogramë mund të kishin kaluar në duart e të arrestuarit.

Një kontroll i mëtejshëm u krye në shtëpinë e tij në Castiglione Olona. Ai kishte një kasafortë që përmbante edhe 15,000 euro, dy orë Rolex dhe një municion të kalibrit 7.65. Standardi i jetesës, sipas hetuesve, është shumë më i lartë se sa mund të përballonte një punëtor “i thjeshtë”./ Panorama/

SHKARKO APP