Emrin e ka në SPAK, deputetja e PD-së: Nuk e ndalim aksionin opozitar, push@a top iu bëftë
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi e cila është në mesin e deputetëve që emrat në SPAK për kaosin dhe dhunën në Kuvend, tha se pavarësisht presionit nga ana e PS-së, opozitarët nuk do ndalen me aksionin e tyre. Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, Çupi tha se krijimi i qeverisë teknike është kërkesë e panegociueshme.
”Kemi 23 deputetë që shantazhohen me kallëzim në SPAK, nga firma deputetësh që nuk i njeh askush në Parlament. Firmosin kërkesën për masa disiplinore ndaj kolegëve të tyre. Është e njëjta mazhorancë që intimidon opozitën, që i bën presion dhe nuk e lejon të shfrytëzojë instrumentet e kontrollit në procedurat parlamentare.
Pushka top iu bëftë, ne nuk ndalim aksionin opozitar se do na dënojnë me një pagë. Simbolika e djegies së karrigeve s’mund të krahasohet me miliona euro abuzim të kësaj qeverie. Mos të bëjmë sikur jemi të veçuar nga bota, ngjarje të tilla ndodhin në parlamente europiane, në botë. Ka reagime nga opozita, reagim me simbolika”,-tha në ”Tv Klan”.