EMSC: Tërmeti i fundit 2.6, vijon ulja e pasgoditjeve

Qendra Evropiane Mesdhetare e sizmologjisë, ka njoftuar se në Shqipëri është ulur numri i pasgoditjeve 24 orët e fundit si dhe magnituda e tyre.

Duke iu përgjigjur një mesazhi të një qytetari, i cili pyet nëse është e vërtetë që prej 6 orësh nuk ka pasur pasgoditje apo nëse aplikacioni i njoftimeve nuk funksionin, EMSC shkruan në Twitter se lëkundja e fundit e regjistruar në rrjetet sizmike, është ajo e rreth tre orëve më parë, me një magnitudë prej 2.6 ballë.

“Nuk kemi asnjë indicie se kjo lëkundje është ndjerë, ose njerëzit janë mësuar dhe nuk raportojnë më për lëkundjet e lehta. Në çdo rast, ky është një lajm i mirë. Duket se shkalla e tërmetit është duke rënë”, thuhet në këtë njoftim zyrtar të EMSC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?