FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ende 76 shqiptarë në Siri, ja plani që paraqet Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Në Siri janë ende në kampet si Al-Hol, edhe 76 shqiptarë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ka prezantuar disa sugjerime për sa i përket ekstremizmit të dhunshëm dhe specifikisht përgatitjes së palës shqiptare për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre.

Sipas këtij instituti nevojitet një strategji për të trajtuar çështje që janë specifike për komunitetet e cenueshme, ku të trajtojë të gjitha format e ekstremizmit të dhunshëm si dhe këshillohet përmirësimi i hapësirës qytetare në Shqipëri.

Forcimi i kapaciteteve të institucioneve të qeverisjes vendore, në veçanti, është nevojë urgjente për të përmirësuar vazhdimisht performancën e tyre në ofrimin e shërbimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Institucionet arsimore dhe shoqëria civile duhet të rrisin përpjekjet për trajtimin e shkaqeve bazë dhe efekteve të stereotipave, paragjykimeve dhe diskriminimit shoqëror me bazë ideologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?