Energjia, debatet në Kuvend,Berisha: Ulni TVSH-në ose riktheni fashën 300 kw

 

Seanca parlamentare nisi me shqyrtimin e dy pr/ligjeve të fushës ekonomike, një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe një ndryshim në ligjin “Për taksat kombëtare”.

Nga foltorja e kuvendit Partia Demokratike kërkon ndryshimin e Ligjit për Taksat Kombëtare dhe ndryshimin e Ligjit për TVSH duke propozuar; Heqjen e rritjes së Taksës së Qarkullimit dhe rikthimin në nivelin e mëparshëm; dhe uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike

Ish Kryeministri Sali Berisha propozon uljen e TVSH për cmimin e energjisë osë të  rivihet fasha mbrojtëse prej 300 kw.

 

Dy amendamentet u mbrojtën fillimisht  nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka .

“Ekonomia po kalon momente të vështira. Paketa fiskale ka rritur taksat për 100% të qytetarëve. Të bëhet realitet ulja e TVSH-së për energjinë. Propozojmë që TVSH për energjinë të ulet nga 20 në 6 %. Ulja e TVSH s’ndikon në performancën e të ardhurave të OST, KESH, OSHEE Por për deputetin socialist Ervin Koçi “ulja e TVSh-së për energjinë ndikon negativisht në buxhet. Propozimet tuaja janë demagogji që do e marrin përgjigjen më 21 qershor.” Grupi parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi një ditë më parë, se do të paraqesë amendimet e saj.

SHKARKO APP