“Enigma”, kush janë dy vëllezërit shqiptarë, kapot e bandës me 16 të arrestuar? (Foto)
Një operacion i gjerë i Policisë italo-shqiptare çoi në shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës dhe në prangosjen e 16 personave, pesë prej të cilëve nuk janë arrestuar akoma.
Hetimet kishin nisur prej kohëhs dhe identifikuan organizatën që përbëhej nga persona me origjinë shqiptare, që importonin dhe tregtonin në Itali sasi të mëdha të heroinës dhe marijuanës, si dhe riinvestimit të fitimeve nga aktivitetet kriminale në biznes.
Pas më shumë se katër vite të hetimit, Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër-arreste ndaj 21 personave përgjegjës, në pozita të ndryshme, mbi akuzat e “trafikut të lëndëve narkotike,” dhe “trafiqeve të paligjshme si dhe posedues të drogës” .
Masat janë kryer njëkohësisht në territorin italian dhe shqiptar, në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore dhe policisë së dy vendeve.
Janë kryer me dhjetëra bastisjeve në Itali dhe Shqipëri. Më shumë se njëqind policisë janë duke operuar në Veneto, Trentino Alto Adige, Emilia Romagna dhe Umbria, ku në ndihmë janë edhe njësi të tjera të hetimit.
Në sajë të bashkëpunimit me autoritetet shqiptare janë duke u sekuestruar në vendin tonë disa asete të autorëve kryesorë të të organizatës, të identifikuar si vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri. Aty përfshihet një vilë 3-katëshe dhe ndërtime të tjera jashtë, dy makina me fuqi të lartë motorike si dhe një kompleks luksoz ndërtimi prej rreth 10.000 metra katrorë, ku ka një hotel, një ndërtesë që përdoret si restorant, një stacion gazi, dhe një zonë që përdorej për parkim.
Deri më sot janë:
– Konfiskuar 206 kg heroinë, 325 kilogramë marihuanë, 450 kg substancë të prerë, 5 makina dhe dy laboratorë për përpunimin e drogës që u gjendën në Roverchiara dhe Mori;
– Arrestohen në flagrancë 16 persona përgjegjës, në pozita të ndryshme, për trafikun dhe shitjen e drogës.
Analizë
Organizatat kriminale shqiptare në Itali dhe në veçanti në Veri-Lindje të saj, tani është një realitet i njohur për gjyqësorin, policinë dhe për shërbimet sekrete italiane.
Krimi i organizuar, ai shqiptar në veçanti, po merr gjithnjë zgjerim sidomos në trafikimin e drogës, për shkak të ngurtësisë, çështjes së nderit dhe vendosmërisë që i karakterizon ato, të cilat kanë fituar një rol kyç në prezantimin dhe shpërndarjen heroinës me shumicë, rrëzimin e organizatave kriminale turke dhe të kombësive të tjera, duke u bërë de facto “të privilegjuara” para organizatave të tjera kriminale.
Historia e kësaj organizate është ashtu si historia e vetë dy vëllezërve, Altin dhe Emiljan Hajri që, nisur nga realiteti i vështirë i vendit të tyre të origjinës, kanë bërë karrierë në Itali në botën “kriminale” përmes karizmës, shkathtësisë dhe vendosmërisë që i karakterizon. Dy vëllezërit janë mes 5 personave të mbetur pa u kapur, në kërkim.
Këto cilësi i kanë bërë ato të shfaqen si karaktere të profilit absolut, në mesin e shumë trafikantëve të heroinës që veprojnë në Itali.
Familja është me origjinë nga fshati Pjezge, në qytetin e Shijakut, Qarku Durrës, dhe banojnë në një lagje emri i të cilit është tashmë një simbol i fillimit të tregimit të tyre: “çobenjtë”
I pari që arriti në Padova, në fillim të viteve 2000, është Altini.
Menjëherë pas tij shkoi edhe Emiljani. Në Padova, dy vëllezërit lidhin kontakte “në turne" me trafikantë.
Të dy, kanë demonstruar cilësi shumë më të larta në shoqëri, megjithatë, me kalimin e viteve janë arrestuar nga autoritetet në operacione të ndryshme.
Vëllezërit Hajri, megjithatë, largohen dhe shpesh shfaqet në mënyrë sporadike në Itali. Nga hetimet rezulton i lidhur ngushtë me dy vëllezërit edhe Armando Sherko.
Kushëriri i tyre, Fortuz Hajro, vepronte si "ambasador" i organizatës në Padova.
Gjatë kësaj kohe ata ndërtuan një organizatë komplekse që kishte aftësi dhe durim për të vepruar.
Dizajni i kësaj organizate ndoshta u krijua duke studiuar dhe analizuar gjatë viteve organizata të tjera “konkurrente”.
Me pak fjalë, organizata është projektuar pikërisht për t’i shpëtuar veprimit të policisë dhe të kontrolleve nga larg dhe të jenë sa më të “padukshëm” në veprimin e gjyqësorit dhe policisë.
Hetimet teknike kanë treguar një aftësi të veçantë të grupit kriminal që nga përdorimi për të komunikuar në distancë, kodi alfanumerik rinovohej periodikisht. Emri i “ENIGMA” për operacionin përdorej nga Forcat e Armatosura gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të arrestuar nga Policia Shqiptare
Gentian MECOLLARI , 31 vjeç
Klevis SENA, 26 vjeç
Shqiptarët e arrestuar në Itali
Kastriot, RIZAJ, 34 vjeç
Hajri, BALLA 52 vjeç.
Algen BUSHI, 32 vjeç
Martin SINANI, 32 vjeç
Alket PLAKU, 38 vjeç
Ermal DORDA, 30 vjeç
Durim VISHKURTI , 35 vjeç
Sokol ÇOTA, 39 vjeç
Ardit, KURTI 32 vjeç
Fisnik KUCI, 30 vjeç
Shahin MEÇOLLARI, 28 vjeç
Armando SHERKO , 29 vjeç
Gerald HAXHIAJ 28 vjeç
Erion ÇULLHAJ 27 vjeç
Marrë nga “obiettivonews.it”, A.M /Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

