Enno Bozdo: Politika e “tritolit , bllokoi projektet më të rëndësishme të Bashkisë

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka shtyrë vendimin për shpalljen e fituesve që përfitojnë banesa sociale.

Këshilltarët e mazhorancës kanë kërkuar deri në dy javë kohë për të parë dosjet e familjeve që kanë aplikuar dhe përfitojnë nga ligji.

Në mbledhjen e ditës së sotme u diskutua për miratimin e listës me emrat e 177 familjeve që do të përfitojnë banesë sociale me qira në zonën e Shkozës, si dhe emrat e 14 familjeve të pastreha, të cilat do përfitojnë bonus qiraje. Për këtë program strehimi në total kanë aplikuar 1970 familje.

Shtyrja me 10-15 ditë u bë në mënyrë që të shihet dosja e plotësuar me 385 përfituesit për të parë se kush nuk plotëson dokumentet.

Këshilltarët e djathtë ishin kundër këtij vendimi dhe kanë kërkuar që të shpërndahen apartamentet për 177 përfituesve të parë.

Enno Bozdo ka reaguar duke thënë se mazhoranca bllokoi një ndër projektet më të rëndësishme të Bashkisë duke mos dhënë shtëpi për 177 përfituesit e parë të listës.

Fatkeqësisht politika ndërhyri përsëri. Kjo politike bllokimi e ka shoqëruar për shumë kohë Bashkinë nga ana e qeverise. Kjo politikë e "tritolit" e keqqeverisjes dhe e destruksionit kësaj radhe bllokoi një ndër projektet më të rëndësishme të bashkisë.

Janë 520 familje me statusin `të pastrehë` që kanë aplikuar për banesa. 340 familje kishin mungesë dokumentacioni. Nga këta vetëm 177 aplikime kishin dokumente të rregullta e janë përzgjedhur. 70 familje janë përzgjedhur për garzionere. Gjithashtu 33 familje me persona me aftësi të kufizuara e kanë përfituar", deklaroi nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo.

SHKARKO APP