Eno Bozdo: Banesat sociale, të bllokuara me urdhër të Ramës!

 

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Eno Bozdo e ka quajtur “Politike me te vobektet” mosdhënien e banesave sociale për qytetarët e pastrehë.

“Rasti tipik i luftes politike i kryeministrit Rama me Bashkine e Tiranes: prej 2 muajsh listat e te pastreheve jane gati, por Keshilli Bashkiak, me urdher politik te Rames, nuk mblidhet.

Ja sesi 180 familje te varfera mbahen peng si pasoje e strategjise se bllokimit te Rames ndaj Bashkise”, – shkruante Bozdo në Facebook.

“Nga ana tjeter, Veliaj paturpesisht premton zgjidhje te problemit, kur eshte kryemninistri (kumbari) i tij qe i ka bllokuar keto banesa!”, – e përfundonte përfaqësuesi i djathtë deklaratën e tij.

SHKARKO APP