Enton Abilekaj: Jo vetëm protesta paqësore, le të jenë edhe të dhunshme ndaj një qeverie dhunuese!

Analisti i njohur Enton Abilekaj sot ka thënë për Syritv se nuk duhen më protesta paqësore sa për të mbushur Bulevardin. Nuk kanë më efekt këto lloj protestash, theksoi ai.

Ai tha ndër të tjera: Kontrolli i qeverisjes bëhet me presionin e rrugës dhe atë parlamentar. Derisa presioni parlamentar nuk ekziston atëherë duhet të kemi presionin e rrugës. Protestat do të jenë mënyra se si do të kontrollohet qeveria. Nuk flasim vetëm për protesta kur opozita është në ballë, ku politika është në ballë por protesta që nxiten nga politika por nuk drejtohen nga politika. Protesta kur njerëzit nxiten duke parë mundësinë që ardhja e opozitës do të ndryshojë diçka. Pra opozita tregon se çfarë duhet bërë  atëhere jep alternativën dhe nxit njerëzit të kërkojnë një zgjidhje tjetër dhe jo atë që jep kjo qeveri. Dhe këto protesta nuk kanë pse të jenë paqësore dhe nuk kanë pse të jenë të kontrollura dhe ti bëjnë fresk qeverisë duke dalë dhe bërë thirrje që mos thyeni xhama se do ikim në shpi. Këto protesta janë kot dhe nuk arrijnë asnjë rezultat. Opozita duhet të ndjekë edhe linjën e protestave indirekte. Pa protesta të dhunshme nuk ikën kjo qeveri”- tha analisti i njohur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?