Epidemiologët: Sinjale optimiste, drejt fundit të valës së parë

Fundi i verës po jep sinjale pozitive në lidhje me Covid-19. Epidemiologët thonë se ka rënie të ndjeshme të pozitivitetit në popullatë dhe rritje të numrit të personave të shëruar. Ilir Alimehmeti tregon se edhe Shqipëria po i afrohet situatës se vendeve të tjera por me disa javë më vonë. Dy mendohet të jenë arsyet që po na çojnë në këta tregues, cikli i virusit dhe sjellja e qytetarëve.

Sa i përket nivelit të rasteve të rënda dhe humbjeve të jetës, Alimehmeti thotë se do të duhen edhe disa javë që këta tregues të pësojnë ulje. Sipas tij respektimi i masave janë çelësi i suksesit në këtë epidemi. Dy javë para fillimit të mësimit, epidemiologu rekomandon masa strikte në shkolla, si dhe kryerjen e tamponit për të gjithë mësuesit para nisjes së vitit shkollor.

”Prindërit dhe mësuesit të kenë sa më pak kontakte mes tyre, mësuesit të respektojnë masat dhe jo vetëm në letër. Një tjetër mendim është mundësia e testimit të gjithë mësuesve para fillimit të vitit, për ta nisur shkollën me një ambient të pastër, pa virus. Ne kemi çdo ditë 100 raste të reja, ndonjë prej tyre mund të jetë edhe staf mësimor dhe nuk e dinë pasi mund të jenë asimptomatikë”.

SHKARKO APP