Epoka Trump, epoka për të kolonizuar planetë të tjerë
Trump është zotuar se do të përdorë pozitën e tij të re për të eksploruar rajonet më të thella të hapësirës.
Dhe kjo pritet të bëhet nga shkurtimi i buxhetit të misionit të Marsit për miliarda dollarë dhe investimi në një objekt të hapësirës për kërkim më të thellë.
“Jemi në lindje të një mijëvjeçari të ri, gati për të zhbllokuar misteret e hapësirës, për të liruar tokën nga mjerimet e sëmundjeve duke përdorur energjitë, industrinë dhe teknologjitë e së nesërmes”, tha Trump dje gjatë inaugurimit.
Duke komentuar mbi eksplorimin e mëtejshëm të sistemit tonë diellor, Trump dëshiron që të jetë presidenti i parë që të vendosë një udhëtim komercial për botën, duke vendosur standarde për udhëtime më të thella në hapësirë, transmeton Gazeta Express.
Sa më shpejt që një udhëtim i tillë do të jetë prioritet për këshillin shkencor të Trump, aq më shumë buxhet do të drejtohet nga kjo. Sapo të zhvillohet, që Trump beson se do të bëhet, do të jetë dekada e ardhshme koha kur raca njerëzore do të largohet nga Toka për të kolonizuar një tjetër planet.

