“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë e milionerit amerikan kërkon rihapjen e hetimit për vdekjen e tij

Jeffrey Epstein e mbytën, nuk u var në qelinë e tij të burgut në New York, sipas një mjeku që ishte i pranishëm në autopsinë e tij, shkruan Daily Mail.

Dr Michael Baden ka bërë thirrje që shkaku i vdekjes së pedofilit të rihapet për hetim, pothuajse shtatë vite pasi ai u gjet I pajetë në Metropolitan Correctional Center më 10 gusht 2019.

Ai nuk është i bindur nga përfundimi i Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të New York se milioneri amerikan i dha fund jetës së tij ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mendimit tim, vdekja e tij ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga presioni i shtrëngimit dhe jo nga varja,” tha patologu për The Telegraph. Ai shtoi: “Duke marrë parasysh të gjithë informacionin që tani është i disponueshëm, kërkohet hetim i mëtejshëm për shkakun dhe mënyrën e vdekjes.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithëse mjeku nuk e kreu vetë autopsinë, ai ishte i pranishëm gjatë ekzaminimit dhe veproi si vëzhgues në emër të familjes së Epstein.

“Në kohën kur autopsia u krye nga mjeku ligjor, ne të dy ramë dakord se, në bazë të raportit të autopsisë dhe informacionit të disponueshëm, nevojitej më shumë informacion për të përcaktuar shkakun dhe mënyrën e vdekjes,” tha Dr Baden.

Pas publikimit të më shumë se tre milionë dokumenteve që lidhen me pedofilin nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, janë ngritur më shumë pyetje rreth mënyrës së vdekjes së Epstein.

Të fshehura thellë në pakon e fundit të dokumenteve gjenden pamje të papublikuara më parë që zbulojnë momentin kur rojet e burgut gjetën trupin e pajetë të pedofilit.

Një video tregon siluetën e një rojeje burgu duke iu afruar një tavoline pranë qelisë së Epstein në orën 6:30 të mëngjesit, në ditën e vdekjes së tij. Vetëm 10 sekonda më vonë, personi shkon drejt qelisë.

Pak më shumë se një minutë pas kësaj, një roje shihet duke lëvizur para dhe mbrapa mes tavolinës së sigurisë, ku pak më vonë i bashkohen edhe dy të tjerë, dhe zonës ku ndodhej qelia e Epstein.

Më pas rojet shihen duke vrapuar mes dy zonave. Epstein u shpall zyrtarisht i vdekur në orën 6:39 të mëngjesit, duke i dhënë fund papritur një prej çështjeve penale federale më të ndjekura në vitet e fundit.

Por sipas dosjeve të publikuara së fundmi, hetuesit vunë re një formë portokalli që lëvizte nëpër shkallë drejt qelisë së financierit në natën e vdekjes së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?