Era e fortë në Vlorë rrëzon pemë dhe shkakton probleme në qarkullim

Era e fortë që ka përfshirë qytetin ka sjellë pasojat e para në disa zona urbane, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe pengesa në qarkullimin rrugor.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, si pasojë e erërave që kanë arritur deri në 20 m/s, janë rrëzuar dy pemë në zonën e Transballkanikës, si edhe brenda lagjes Lungomare.

Në terren kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur heqjen e pemëve të rrëzuara dhe hapjen e rrugëve që ishin bllokuar pjesërisht nga inertet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, autoritetet kanë vendosur pezullimin e lundrimit detar deri në ditën e nesërme, si masë sigurie për mjetet dhe ekuipazhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas parashikimeve meteorologjike, pritet që situata të stabilizohet gradualisht gjatë orëve në vijim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në lëvizje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?