Era Meta, shoqëruesja e Bebe Rexhës në Tiranë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=71LrXgUxz6s” width=”560″ height=”315″]

Ylli ndërkombëtar me origjinë shqiptare i muzikës elektro-pop, Bebe Rexha ka mbërritur të enjten në aeroportin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ku nuk ka munguar pritja ngrohtë, madje nga as e afërmja e familjes, Era Meta. Deputetja Kryemadhi ka një lidhje të ngushtë familjare me këngëtaren, gjë që nuk e ka penguar Erën të jetë një nga fansat e saj më të zjarrtë.

Buqeta me lule, buzëqeshje dhe selfie-t e kanë shoqëruar këngëtaren që nga momenti që ka zbritur nga avioni deri në dalje të aeroportit e në udhëtimin e saj drejt Tiranës.
Para koncertit të saj të parë në Shqipëri Bebe Rexha nuk e ka fshehur faktin që është krenare që është shqiptare.

“Jam e lumtur që jam në Shqipëri”!

E emocionuar, Bebe Rexha nuk ka nguruar të postojë në rrjetet sociale foto nga mbërritja në kryeqytet, ku po performon në një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”, që ka nisur në orën 18:00.
26 vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila ka spikatur si autore tekstesh për shumë këngë të njohura të yjeve të muzikës ndërkombëtare, por edhe për stilin e saj unik si këngëtare do të këndojë për publikun shqiptar hitet e saj të fundit; “No broken hearts”, “I can’t stop drinking about you”, apo “Hey mama”, të cilat i dhanë hov suksesit të saj si këngëtare.
Emri i saj i vërtetë është Bleta dhe ka lindur në Brooklyn të SHBA nga prindër shqiptarë të Dibrës së Madhe.
Deri tani, Bebe Rexha ka arritur mbi 10 milionë shitje të këngëve të saj dhe është dëgjuar mbi 800 milionë herë në Spotify. Ajo numëron 1 miliardë shikime të kombinuara nga gjithë videot e publikuara në Youtube, ndërsa ka arritur një audiencë në radio prej 7 miliardë dëgjues duke u komentuar edhe në USA TODAY, BILLBOARD, apo MTV.

Screenshot_4Screenshot_1Screenshot_3

SHKARKO APP