Erdogan në revansh edhe në Ballkan. Fillojnë protestat kundër kolegjeve turke
Pasuesit e Erdoganit në Ballkan po sulmojnë sistemin arsimor të Gulenit, duke u përpjekur ti faturojnë atij grushtin e shtetit.
Një grup i ish nxënësve të kolegjit Jahja Kemal në Maqedoni, kanë protestuar para objektit të këtij institucioni arsimor me grisjen e diplomave të tyre.
Një prej nxnësve të këtij kolegji, Muhamed Tahiri u bëri apel gjithë prindërve që të mos i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë kolegj, që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që e kanë bërë ata.
“Si pasojë e ngjarjeve të mbrëmshme të organizuara nga grupi terrorist i Fetullah Gylenit, në territorin e Republikës së Turqisë, ne sot shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj këtij institucioni arsimor i cili është i dirigjuar po nga ky grupacion.”
“Fjala e fundit që ne duam tua përcjellim qytetarëve tanë është kjo. Ne dje gabuam, ju nesër mos gaboni. Andaj sot revoltën tonë do ta shprehim me grisjen e diplomave tona”, deklaroi Muhamed Tahiri, ish nxënës i kolegjit ” Jahja Kemal”.
Kjo është shenja e parë e revanshit të Erdgan në Ballkan, dhe që mund të kthehet në problem të ri mes tij dhe shteteve ku është shtrirë sistemi arsimor i Gulenit, një prej të cilëve është dhe Shqipëria.
KOHA JONË SONDAZH

