Erdogan: ”Pse ti mbajnë puçistët me bukë në burgje, ti dënojmë me vdekje”
Presidenti i Turqisë ka refuzuar të përjashtojë dënimin me vdekje për mijëra njerëz të arrestuar pas një grushti shteti të dhunshëm ushtarak të premten, më 15 korrik.
“Nuk është një krim i qartë për tradhti dhe kërkesa nuk mund të refuzohet nga qeveria jonë”,- tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në një intervistë për kanalin televiziv CNN në pallatin e tij Presidencial në Stamboll, Turqi.
“Por sigurisht që ne do të marrim një vendim parlamentar për këtë veprim, në formën e një ndryshimi kushtetues. Ne do të diskutojmë dhe në qoftë se parlamenti do ta pranojnë këtë vendim, atëherë unë si president do të miratoj çdo vendim që vjen nga parlamenti”.
Kjo është intervista e parë e Presidentit, që prej grushtit ushtarak. Nëse Turqia bën rivendosjen e dënimit me vdekje, ajo nuk do të jetë pjesë e anëtarësimit në Bashkimin Europian, sipas shefit të politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini.
Duke komentuar thirrjet e njerëzve për dënimin me vdekje, Erdogan tha se: “Pse duhet ti mbajmë ata dhe ti ushqejmë në burg për vite me radhë?”. Populli, u shpreh Erdogan është i mbushur me mllef dhe ata duan një fund të shpejtë, për shkak se humbën të afërmit e tyre, fëmijët dhe ata janë duke vuajtur,- shtoi ai.
Komentet vijnë në prag të grushtit të shtetit të dështuar dhe kushtit të Presidentit se gjatë fundjavës ata që janë përgjegjës “do të paguajë një çmim të rëndë për aktin e tradhtisë”.
Një total prej 8,777 oficerë nga Ministria turke e Punëve të Brendshme deri më tani janë larguar nga detyra, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Ndër të arrestuar janë 103 gjeneralë dhe admiralë të ushtrisë turke.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

