Erdogani, më i qartë se puçistët, për “Grushtin e shtetit”!
“Pas dështimit të dhunës së disa oficerëve turq, Turqia po përjeton grushtin e vërtet të shtetit, ku presidenti Erdgan, po spastron gjykatat, ushtrinë, median dhe shoqëriën civile, në emër të grushtit të shtetit”…
Nga Mero Baze
Ushtarakët turq që tentuan të bënin një grusht shteti, ishin shumë larg paraardhësve të tyre të ushtrisë turke, që mbronin sekularizmin, dhe shumë afër grupeve bastarde terroiste, që duan të marrin pushtetin me dhunë. 24 orë pas përpjekjes së tyre, ende nuk ka një qëndrim politik të tyre, lidhur me arsyet që I çuan drejt vendimit për të rrëzuar me dhunë një qeveri të ligjëshme. Ata nuk demonstruan asnjë ide në emër të Republikës, përse po e bënin këtë akt, dhe duket se ishin një hap pas Erdoganit, dhe kur bombarduan Pallatin e tij.
Ndryshe nga vendet e tjera të botës, ushtria turke ka një traditë “konstruktive” të spostimit nga pushteti përmes ushtrisë së qeverive që prekin sekularizmin dhe orientojnë Republikën drejt religjionit, duke rrënuar bazat e Qemalizmit. Grushti I fundit I Shtetit, ai I Shtatorit të vitit 1980, nga Gjenerali Evren, (edhe ky me origjinë shqiptare nga Kosova), vendosi një rregjim ushtarak derisa i rihapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe vazhdimit normal të jetës politike në Stamboll. Kushtetuta turke u ka pas dhënë të drejtën gjeneralëve të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, të ishin gardianë të sekularizmit dhe akti I tyre I fundit është nxjerrja jashtë ligjti e partisë së Erbakanit në vitin 1995, dhe arrestimit të vet Erdoganit, si një nga të zgjedhurit e asaj partie.
Partia e re e Erdoganit është ngritur mbi rrënojat e partisë islamike të Erbakanit dhe vazhdon në rrugën e saj, por tashmë me një fuqi të re.
Fal naivitetit evropian, Erdogani, e përdori kërkesën e Turqisë për tu anëtarësuar në BE, si një mënyrë për të hequr qafe autoritetin e ushtarkëve mbi Kushtetutën dhe të drejtën për të mbrojtur sekularizmin, duke e hequr atë kopetencë të tyre dhe duke bërë spastrime të mëdha në rradhët e ushtrisë. Ai I hoqi Turqisë, siguresën institucionale kundër islamizimit të vendit dhe kundër triumfit të Anadollit mbi pjesën evropiane turke.
Vet partia e Erdoganit, është një triumf I islamizmit mbi vlerat sekulariste të Turqisë dhe një tendencë që e bën Turqinë, përditë e më shumë islame se sa evropiane. Beteja e intelektualëve turq , e gazetarëve dhe shoqërisë civile, është e pashpresë. Përballë tyre është fuqia e verbër e votive të Anadollit, që e shikojnë shpëtimatrin e tyre, si të dërguar të Allahut.
Kjo u pa sot fare qartë pas dështimit të grushtit të shtetit.
Brenda katër orësh, Erdogan ka shkarkuar nga detyra rreth 2700 gjyqtarë. Është e qart se ai ka qenë më gati se puçistët, për puçin, dhe më I përgatitur se ata, për të përdorur gjakderdhjen për të hedhur dhe një hap më tej në grushtin e shtetit . Ai po ashtu po spastron deri në qelizë ushtrinë nga kasta konservatore e sekularistëve që nuk e pranojnë islamizimin e Turqisë. Ai duket s eka qenë me lista gati.
Pas dështimit të dhunës së disa oficerëve turq, Turqia po përjeton grushtin e vërtet të shtetit, ku presidenti Erdgan, po spastron gjykatat, ushtrinë, median dhe shoqëriën civile, në emër të grushtit të shtetit.
Ushtarkët që bën grushtin e shtetit, nuk shpalosën asnjë ide politike dhe asnjë qëndrim të qartë për qëllimin e grushtit të shtetit, duke na ebërë kështu të gjithëve edh emë të mjegullt shkakun e asaj marrëzie, ndërsa Erdogan është shumë I qart se ata vetëm disa orë pas dështimit të tyre. Ai po forcon pushtetin në kurriz të shtetit me një shpejtësi të frikëshme.
Në vitin 1995, kur Parti e Erbakanit fitoi zgjedhjet dhe ushtria e nxorri jashtë ligjit, një editorialist i “Figaro”-s shkruajti një artikul mbreslënës, ku thoshte, se: Turqia nuk mund të jetë “edhe demokratike, edhe properndimore”. Nëse është demokratike, atje fitojnë antiperëndimorët, e nëse duam të jenë aty në pushtet properndimorët, duhet të mbështetemi tek gjeneralët e ushtrisë që natyrisht nuk janë demokratë. Por fatkeqësisht sot Turqia nuk është, as demokratike dhe as properëndimore. Aty janë vrarë disa ushtarakë që një dreq e di se çfarë deshën të bënin, por është në këmbë një Sulltan që shikohet qart se cfarë po bën: Thjeshtë po thellon grushtin e shtetit në emër të pushtetit. TEMA
KOHA JONË SONDAZH

