ERE miraton çmimet e reja për energjinë elektrike për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe.

Në mbledhje u caktuar se furrat e bukës që janë edhe pastiçeri do e blejnë energjinë me çmim 9.5 lekë për kilovat/orë. Furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar kafe do e blejnë energjinë me çmim 12 lekë për kilovat/orë.

Ndërkohë, vetëm për furrat e bukës që nuk ofrojnë shërbimin e kafes dhe pastiçerisë çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë, që do të thotë se do e blejnë energjinë me çmim 7.6 lekë për kilovat/orë aq sa është tani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?