Ambasada amerikane: U konfirmua! Mirëpresim ambasadorin Eric Wendt në Shqipëri
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas konfirmimit të Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Sipas ambasadës së SHBA-së, në fokus të mandatit të tij pritet të jenë siguria e përbashkët, forcimi i NATO-s dhe promovimi i marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane, në përputhje me vizionin e Presidentit Donald Trump.
“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

