Erind Mrruku pas 13 vitesh mund të vri*ste sërish. U kap nga policia me armë në brez
Me pistoletën gati për të qëlluar, Erind Mrruku mund të ishte bërë sërish vrasës. Kur ishte vetëm 23-vjeç, ai përdori armën dhe mori jetën e një personi. 13 vite më pas, sot 36 vjeç, efektivët e policisë e arrestuan në rrugë, me një pistoletë të mbushur gati për qitje. Hetuesit dyshojnë se Mrruku mund të jetë anëtar i një grupi kriminal në Tiranë.
Kur efektivët e komisariatit numër 5 e ndaluan në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz, Erind Mrruku nuk bëri rezistencë. Armën ja morën nga brezi, dhe policia ka dyshime të forta se 36-vjeçar me banim në Kamës ishte bërë gati të vriste një tjetër person. 36-vjeçari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve për të treguar shënjestrën.
Mrruku ka vrarë në 2010 Fabian Nikajn. Këngëtari u ekzekutua në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë vetëm pak metra larg komisariatit të policisë. Të rinjtë kishin qenë duke diskutuar me tone të larta në një nga lokalet e Shëngjinit ndërsa molla e sherrit dyshohet se ka qenë një vajzë.
KOHA JONË SONDAZH

