Erion Braçe: Cac Angjeli i mrekullueshëm, por ky Ulsi Manja pse nuk më duartrokiti!
Nga Erion Braçe-
ME SOCIALISTËT, NGA ORIGJINA!
Natyrisht që kam qenë gjithnjë, por dje ishte ndryshe.
KAM KALUAR NJË JETË – 35 VITE ME KËTA NJERËZ,
BETEJA NË OPOZITË DHE BETEJA TË BRENDSHME NË PUSHTET!
T’i shihja të nderoheshin dje ishte akti i duhur.
E MERITUAR GJITHÇKA!
Me profesor Anastas Angjelin nuk na lidh vetëm ekonomia.
Në fillim shkolla, pastaj partia, gazeta, Kuvendi për shumë vite; gjithçka si shokë, si miq, si vëllezër. Ai ka qenë gjithmonë vëllai i madh për mua, bashkë me Thomain, Luanin, Bashkimin, në betejë!
Profesor Angjeli është një nga brezi i jashtëzakonshëm i ekonomistëve në PS, me profesor Meksin, profesor Canin, profesor Bejn, profesor Çuçin, profesor Malajn, profesor Brokën, Çicerin, Bundon e shumë të tjerë, si Meka dhe Kola në gazetën tonë; një kontribut i jashtëzakonshëm në ndërtimin e një alternative në liri, demokraci dhe ekonomi tregu.
Do të doja shumë që edhe të tjerë ta ndienin veten të nderuar, të respektuar dhe të rëndësishëm për atë që kanë bërë dhe ndërtuar në PS e për Shqipërinë, si socialistë të thjeshtë e të zakonshëm!
PËRULËSISHT MIRËNJOHËS SECILIT!
VO: Më pëlqeu shumë kjo video. Unë vdes kur ka njerëz që bëjnë gjeste ndaj meje, me zë e me lëvizje nga më të ndryshmet. Veç më mërzit fakti që shoku im Ulsiu nuk duartrokiti; nuk e kuptoj pse
KOHA JONË SONDAZH

