Erion Braçe: Çmimi i naftës në Shqipëri mbetet më i larti në rajon, edhe pa taksa
Deputeti i Partia Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me çmimin e naftës në vend, duke theksuar se ai vazhdon të jetë më i larti në rajon, edhe në rast se hiqen të gjitha taksat.
Sipas Braçes, çmimi neto i naftës në Shqipëri arrin 0.984 euro për litër, duke e vendosur mbi çmimet e vendeve të tjera si Mali i Zi, Greqia, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Ai thekson se edhe duke eliminuar komponentët si akciza, TVSH apo taksa e qarkullimit, çmimi në Shqipëri mbetet deri në 40% më i lartë se në vendet e rajonit. Deputeti bazon analizën e tij në të dhëna të publikuara nga ALTAX dhe platforma Polifakt.
Braçe thekson se shkaku kryesor për këtë situatë është modeli i tregut të karburanteve në vend, të cilin e cilëson si “abuziv, klientelist dhe të mbrojtur”.
KOHA JONË SONDAZH

