Erion Braçe denoncon policinë: Bëhet palë me ndërtuesin që zë trotuarin e këmbësorëve
Nga Erion Braçe, deputet i PS
Në territor, njerëzit prioritet.
Unë, policia, trotuari, ndërtuesi dhe ndërtimtaria si dhunë në këtë qytet!
Të shtunën në mesdite, isha tamam këtu; 5-6 punëtorë po vendosnin këtë gardh, mesa duket këtu do bëhet kullë. U kërkova te mos e vendosnin gardhin duke rrëmbyer trotuarin; mos fol me ne, fol me pronarin, më thanë; do flas me policinë tani, ju thashë.
Telefonova sallën operative të policisë së shtetit dhe ju tregova ç’po ndodhte këtu; më dëgjuan dhe premtuan se do e zgjidhnin.
Unë për zgjidhje këtu njoh vetëm lirimin e trotuarit. Jo vetëm sepse është e vetmja mundësi për këmbësorët, shiheni videon dhe rrugën, fluksin e makinave dhe rrezikun, por edhe sepse ky trotuar nxjerr çdo të moshuar dhe nënë me fëmijë te parku i liqenit.
Ja ku e keni, të zënë për qëllime fitimi të një ndërtuesi! Dhe është e vetmja mundësi kalimi.
Pra, deputeti merr policinë dhe kërkon rikthim të ligjshmërisë dhe policia e shtetit zgjedh të jetë me ndërtuesin!
Ky qytet jo vetëm duhet shkundur, por duhet shkundur me gjithë policinë që kur ka në mes ndërtues, nuk është kurrë me interesin publik e te njerëzve të zakonshëm!
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11879

