Erion Braçe kërkon hetim të plotë për pallatin e djegur dhe status për zjarrfikësit: I kemi lënë pa ujë e pa ushqim

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar pas zjarrit të rënë në pallatin tek kompleksi ”Arlis”. Ai bën thirrje për hetim të thelluar dhe përgjegjësi të plotë, kërkon rishikimin e statusit të punonjësve zjarrfikës. Nga ana tjetër Braçe thotë se ishte në vendngjarje, ku u njoh me kushtet e vështira në të cilat punojnë zjarrfikësit. Sipas tij, efektivët që shërbejnë 24 orë nuk kanë as ushqim të garantuar, në një kohë që siç thotë ai, ndahen lekë pa fund për një armatë nëpunësish shteti.

”Isha, qëndrova, pashë, dëgjova, mora shpjegime tek pallati i shkrumbuar dje! Dy gjëra kam për të thënë: E para, shkova për ti falënderuar e shprehur mirënjohjen e pafundme komandant Jonuz Muratajt dhe burrave të njësisë së tij, të gjithë zjarrfikës! Kuptova duke folur me ta se mirënjohja nuk mjafton. I kemi lënë pa shumë shumë gjëra, natyrisht nuk janë materiale ato që mungojnë; janë të gjitha të domosdoshme për të lehtësuar dhe vlerësuar punën, mundin, sakrificën, jetën e vënë në rrezik për të shpëtuar jetë njerëzish të rrezikuar, siç dje. A e dini që zjarrfikësit që shërbejnë 24 orë nuk marrin ushqim, nuk kanë kuote ushqimore? Unë, për turp e mësova sot! ndajme leke pafund për një armatë nëpunësish shteti e nuk kujdesimi për këtë kategori shërbyesish publike që hidhen të shpëtojnë jetë njerëzish pa ushqim e pa ujë?! Gjëja e parë dhe themelore që duhet bërë është të rishihet statusi i tyre. Duhet një status krejtësisht tjetër për zjarrfikësit-ligjor, ekonomik, social dhe duhet bërë tani’‘,-thotë Braçe.

Ndërsa për zjarrin e rënë një ditë më parë pranë Farmacisë 10 në Tiranë, ai kërkoi hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës, mbi të gjithë faktorët që mund të kenë ndikuar në përhapjen e flakëve, duke përfshirë projektin e ndërtimit, materialet e përdorura, devijimet nga leja, si dhe funksionimin e sistemeve të sigurisë, energjisë dhe fasadës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Hetim i plotë dhe gjithpërfshirës, profesional ndaj çdo elementi me ndikim mbi përhapjen e zjarrit në këtë kompleks banimi-projekti, ndërtimi, devijimi nga projekti, materialet e ndërtimit, zbatimi i rregullave inxhinierike në ndërtim, legalizimi, sistemet e funksionaliteti i tyre-përfshirë sistemet e fasadës, energjisë, aspirimit, sigurisë nga zjarri, shitjet e ambienteve dhe destinacioni i tyre në përputhje me projektin! Çdo element ka ndikuar dje në përhapjen e zjarrit, djegien dhe rrezikimin e jetëve të njerëzve aty, gjithë të tjerëve që i ndihmuan dhe i shpëtuan duke rrezikuar pafund! E kam thënë dhe do e përsëris: Ky qytet, për shkak edhe të shtrenjtësisë në të, meriton standard krejt tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?