Erion Braçe nxjerr pamjet: Tirana plot me turistë, por Sami Frashërin e ka futur kioska në klub!
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka ndarë ditën e sotme disa pamje nga bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë, i cili duket se është i mbushur plot me turistë.
Por në një postim në rrjetet sociale, Braçe i bën thirrje IMT-së “të nxjerrë Sami Frashërin nga klubi i kioskës” në këtë bulevard.
Postimi i plotë i Braçes në Facebook:
Në bulevardin e Dëshmorëve bashkë me turistët.
Tirana është plot.
Çdo gjuhë të botës e degjova në gjysmë ore këtu!
i lumtur për këtë!
Po sa turp më vjen që historia e madhe e njerëzve që bën këtë vend, degradohet mu këtu në bulevard.
Shoqëruesit vijojnë t’u tregojnë rilindasit e vërtetë të këtij vendi: Abdylin, Naimin, Samiun.
Ata, siç ky grupi me të cilin jam, dëgjojnë për tre por numerojnë dy; Samiun e ka futur kioska në klub!
I gjithe ky shesh duhet të ishte hapesirë publike, siç standardi u vendos;
por shenjti i hapësirës publike në këtë qytet, IMT e famshme, nuk e njeh Samiun; nuk ka si ta njohë në fakt!
Mua nuk me mbetet gjë për të thënë më, veç të thërras “shpëtoni Sami Frashërin e madh” dhe të pres sqarimin publik nga IMT për deputetin Erion Braçe.
Sic dje në fakt, sqarimi hyri në arkivin tim të provave, për të dale ditën kur në mes të Tiranes (larg qoftë) të bjerë zjarr!
Po pres!
Edhe une, edhe dy vëllezërit e tjerë Frashëri!
KOHA JONË SONDAZH
A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?
Results
Vota totale: 2351

