Erion Braçe: PD protesta me zjarr më 6 tetor që të djegë 15 tetorin, ditën e negociatave me BE!

Erion Braçe shkruan në Facebook:

Është antishqiptarizmi! As ju plas hiç për kolegun e tyre. Siç e përdorën, po e përdorin! Populli-Njerëzit, veçanërisht ata të rinj, duhet ta dinë: Janë të njejtët antishqiptarë dhe e kanë me Shqipërinë! Gjithë tensioni që medemek po ngrenë këto ore, kërcënimet që po lëshojnë lumë, zjarri me të cilin kanë mbushur gojën të cilën po e përdorim si flakëhedhëse nga Kuvendit, nuk ka kolegun e tyre në fokus- shumica e tyre e donin në burg, ta hiqnin qafe; Ka të bëjë me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian! Më datë 15 tetor, në Bruksel, negociimi i kapitujve nis zyrtarisht; nesër, në Kuvend, Komisioni i Integrimit duhet dhe do të miratojë pozicionin negociues për grup kapitujt e parë, aty ku është edhe drejtësia; pozicioni forcon edhe me pavarësinë e drejtësisë, institucioneve të saj! Tensioni e zjarri duhen fiks për këtë! Për asgjë e askënd tjetër në këtë botë! Shqipëria përmes drejtësisë arriti deri këtu; Tani ka mundësinë të negocioje fort e drejtë, të arrijë më shumë e të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian para vitit 2030! Kjo do të jetë fantastike. Por ky është tmerri për këta! Për ta Shqipëria është e fundit në listën e interesave. Kaq e thjeshtë është!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?