FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Braçe publikon pamjet nga rrugët e prishura në Tiranë: S’ka ardhur as për t’i parë

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë disa pamje nga rrugët e shkatërruara në kryeqytet.

“Në mëngjes, para se të hyjmë në zyrë; te blloku i rrugëve “Margarita Tutulani”, “Ndreko Rino”, “Marko Boçari”-përsëri! Nga shkurti e deri para një jave, gropat ishin këtu; janë edhe sot, për shkak të shiut do bëhen edhe më të mëdha! Ndaj çka rëndësi ka koha, një javë më parë ishte diell, sot shi: në shi nuk ndreqet, gropat bëhen edhe më të mëdha! Mbi të gjitha më shqetëson fakti që në një javë kohë s’është parë mundësia as për t’i parë, jo më për t’i ndrequr. Hall i madh!”, shprehet Braçe.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?