Erion Braçe: Qeveria të shpallë plan kursimi për energjinë elektrike, mos të merret me shaka!

Deputeti socialist Erion Braçe i kërkoi të shpallë një plan konkret për kursimin e energjisë elektrike.

Në Komisionin e Ekonomisë, Braçe theksoi se kjo situatë nuk duhet marrë si shaka ndërsa kërkoi që ata që shpenzojnë energjinë elektrike për luks duhet të paguajnë me çmim tjetër në raport me pensionistët.

“ Nisur edhe nga lufta në Ukrainë që po zgjat, energjia duhet të jetë sfida kryesore në sasi dhe kosto. Kemi detyrim të garantojmë energjinë elektrike, edhe për prodhimin në biznes, sepse përndryshe do të ketë impakt të rëndë. Duhet llogaritur çdo qindarkë. Duhet një plan kursimi që ende nuk është i qartë. Ndonjëherë e marrin me shaka dhe fillojnë e qeshin.

Të kursesh në këtë periudhë nuk është tallje. Është jetike. Qeveria duhet të shpallë një plan kursimi për institucionet publike. Zgjoheni në 5 të mëngjesit dhe shikoni se çfarë ndriçon në këtë qytet kot. Kush e do energjinë elektrike për luks duhet ta paguajë me çmim tjetër nga pensionistët. Kjo historia që e themi dhe nuk veprojmë, nuk shkon më”, tha Braçe.

SHKARKO APP