Erion Braçe shigjeton lidershipin dhe ngacmon Ogerta Manastirliun

Nga Erion Braçe-

Ishte realisht një javë e mirë; mbyllet sot dhe dua t’i them disa fjalë:

Shumë faleminderit edhe një herë për gjithë mesazhet, telefonatat, përkrahjen, mbështetjen, vlerësimet, gatishmërinë për të punuar bashkë;

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë faleminderit posaçërisht socialistëve të asambleve të PS, me të cilët u takova dhe shtrëngova duart këtë javë;

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju jam shumë mirënjohës!

Faleminderit gjithashtu për urimet e ditës së lindjes, edhe pse kam kohë që kujtoj ngjarjet e jetuara në një vit më shumë sesa numrat!

Urimet për Pashkë i kemi bashkë e kjo javë, me Bajramin që i parapriu, Pashkën Ortodokse që pason, është përshkrimi prej Zotit i asaj që jemi në një dimension;

Kështu që, gëzuar kujtdo!

TANI “HUDHRA” E JAVËS!

Një histori e parë që përsëritet e më ndjek nga mbrapa, nga Lushnja e Divjaka; një histori delirante dhe e padenjë, tërësisht jo produktive e që kërkon të ndërtojë madhështinë qesharake, gjithnjë duke më ndjekur pas.

Shikoni;

Kjo mania për të shkulur deputetin nga zona, me arsyen se krijon lidhje njerëzore e mezi shkulet pastaj, është gabim;

Jo për deputetin, por për njerëzit! Paqëndrueshmëria në marrëdhënie me ta është mungesë serioziteti dhe dëmton punën. POLITIKA ËSHTË PUNË ME NJERËZIT, MARRËDHËNIE BESIMI QË NUK VENDOSET ME ORË, AS DITË, POR MERR VITE! Po flas për deputetët që territorin e kanë punë, as ofiq, as mburrje, as delegim për njerëz pa mandat, pa njohje, pa dije e pa ndikim kund!

Thënë kjo, të zëvendësosh deputetin e votuar nga njerëzit me drejtorokracinë është e pamend, sado elegant të jetë emri që i vëmë; tërësisht e pamend në raport me qëllimet që ke, veçanërisht kur delegon pushtet partiak tek ta për të kapërcyer deputetin; veçanërisht kur harron që një arsye pse punëtorët e partisë demotivohen është drejtorokracia e padurueshme.

Në fund, kjo paranoja “ERIONIN e kemi kundër”, pasuar me këtë “markimin” që kurrë s’u bë karburanteve – fjala bie – por njerëzve u bëhet, është qesharake, sinqerisht!

Ua thashë edhe në Asamblenë e 5-ës – nuk jam kundër Ogertës; thjesht dua t’i jem PS-së dhe qytetit, që nuk po qeveriset e nuk po shërbehet, një alternativë tjetër;

Më thjesht se kaq nuk ka!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?