FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Braçe tregon për sulmet që iu bënë sot në një “pritë”. Reagon Berisha

Nga Erion Braçe-

TANI ËSHTË KOHA TË FLAS UNË:
KY ËSHTË FASHIZËM!

E kam nisur ditën sot në orën 7:30. Kam qenë në zyrë, në Kuvend. Kam dalë prej aty dhe kam shkuar në terren rreth orës 8:30, nëpër lagjet e 5-sës. Jam kthyer sërish në Kuvend dhe kam parë grupin e sulmuesve pranë dyerve të tij, mu siç janë çdo ditë e darkë në bulevard. Jam ngjitur lart në zyrë dhe kam parë një video (e keni në vijim), ku sulmuesi dhe gazetari, të dy bashkë, sulmuan dy deputetë, Sara Mile dhe Ervin Hoxha. E keni këtu videon. Duket sulmuesi që shan, fyen, ofendon dhe gazetari që e filmon, sipas planit: “populli sulmon deputetët”.

Nga dritaret e zyrës sime kam dëgjuar zhurmë poshtë, te dera e Kuvendit. Pas pak, përballë derës së tij, kam parë gazetarin dhe sulmuesin bashkë, duke biseduar për një tjetër plan (e keni videon e tyre këtu). Kam dalë jashtë për të takuar njerëz që po më prisnin. Jam kthyer përsëri në Kuvend dhe kam parë në të njëjtin vend gazetarin dhe sulmuesin. I pashë të çoheshin dhe të suleshin drejt meje, siç bënë ndaj dy kolegëve të mi dy orë më parë. Kam zgjatur dorën për të krijuar distancë me gazetarin, ndërkohë që sulmuesi po vinte ngjitur me të, duke sharë. Kjo dëgjohet në videon e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

I kam thënë gazetarit, të cilin e kam respektuar në çdo rast, se kur del në pritë me sulmues, nuk ke punë me mua. Po, e kam shtyrë, pasi m’u afrua në fytyrë. Sulmuesi vijonte të shante dhe i jam kthyer me fjalë të papërshtatshme, por të merituara për cilindo që merr përsipër të sulmojë e linçojë një tjetër njeri. S’ka pikë rëndësie mandati; njeri po them.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një ndryshim këtu: nuk i kam thënë unë një cilësor që dëgjohet; veç ai ta thotë për veten e tij!

Kaq është e gjitha. Unë vijova punën, kam qëndruar te dera e Kuvendit edhe dy herë të tjera për t’iu përgjigjur njerëzve që më kërkonin. I fundit ishte një qytetar nga Burreli, që kërkonte ndihmë për ilaçe në QSUT!

Edhe një gjë:

Unë e kam pjesë të brendshme të kërkoj ndjesë. Po kujt t’i kërkoj ndjesë, gazetarit apo sulmuesit? U bë kohë që janë një: sulmues e të dhunshëm, një!

Ndajeni: ose bëni gazetarin, ose bëni sulmuesin në prita që i bën gazetari!

Vo: Këtu keni videon e sulmit ndaj kolegëve të mi. Keni edhe videon e gazetarit dhe sulmuesit bashkë, në pritë, në Kuvend.

Por ka reaguar edhe lideri i PD, Sali Berisha: Dënoj me forcën më të madhe gjuhën e gangsterit, shtytjen fizike, dhunën fizike dhe psikologjike të deputetit të Partisë së Krimit, Braçe, ndaj gazetarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?