Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Erion Braçe: Trumpin nuk e rrëzoni nga Sheshi i Tiranës!

Erion Braçe: Trumpin nuk e rrëzoni nga Sheshi i Tiranës!

Aktualitet
E premte, 26 Qershor 2026 18:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Erion Braçe

Sheshi po përdoret nga gjithkush që ka një axhendë. Disa janë primitive dhe të rrezikshme. Të tjera nuk janë dhe nuk mund të jenë axhendat tona. Ato janë toksike dhe po largojnë vëmendjen nga kauzat e drejta. Prandaj them se sheshi ka nevojë për një “detoks”, nëse duam të mbrojmë kauzat që ia vlejnë dhe që kanë bashkuar qytetarët.

AXHENDA POLITIKE

Nuk bëhet fjalë vetëm për praninë e kryetarëve të partive, deputetëve apo kandidatëve për deputetë. Problemi është përpjekja e ricikluar prej më shumë se 30 vitesh për ta shndërruar sheshin në një instrument legjitimimi politik. Është paradoksale që njerëz të cilët vetëm një vit më parë deklaronin se nuk votonin dhe nuk do të votonin, sot kërkojnë ta shpallin Sheshin si organin suprem të vendimmarrjes. Demokracia funksionon përmes institucioneve dhe votës, jo duke zëvendësuar shtetin me turmën. Ky është një koncept primitiv dhe i rrezikshëm, sepse prodhon kaos.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

AXHENDA IZOLACIONISTE

Slogane si “Shqipëria e shqiptarëve” apo “Vdekje tradhtarëve” nuk janë patriotizëm. Ato ushqejnë një nacionalizëm primitiv dhe izolues. Kur edhe drejtues të institucioneve financiare me kapital të huaj përdorin një retorikë të tillë, lind e drejta për të pyetur se kujt interesi i shërben. Në një kohë kur Shqipëria negocion anëtarësimin në Bashkimin Evropian, mesazhe të tilla dëmtojnë imazhin, ekonominë dhe perspektivën evropiane të vendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

AXHENDA E DELEGJITIMIMIT TË DREJTËSISË

Askush nuk duhet ta zëvendësojë drejtësinë me gjykimin e turmës. Ka prej vitesh një përpjekje për të delegjitimuar institucionet e reja të drejtësisë. Politikanë të ndryshëm mund të kenë përgjegjësi penale dhe mund të përballen me akuza, gjykim apo dënim. Por këtë duhet ta vendosin vetëm prokurorët dhe gjykatat, jo sheshi. Një drejtësi e pavarur nuk mund të zëvendësohet nga presioni i rrugës.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 45 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

AXHENDA EKSTREMISTE

Shfaqja e sloganeve kundër hebrenjve dhe përdorimi i termit “çifutë” në mënyrë fyese është një devijim i rrezikshëm. Është një gjuhë që kujton periudha të errëta të historisë evropiane dhe nuk ka asnjë lidhje me traditën shqiptare. Nuk duhet të ngatërrojmë politikat e një qeverie me një popull apo me një komunitet fetar. Shqiptarët krenohen sepse, në kohët më të vështira, mbrojtën hebrenjtë. Kjo është historia jonë dhe nuk duhet ta mohojmë.

AXHENDA KUNDËR SHBA-së DHE PRESIDENTIT TË SAJ

Është e dukshme se në protestë, si fizikisht ashtu edhe në rrjetet sociale, po tentojnë të imponohen edhe përplasje ideologjike që nuk lidhen me hallet e shqiptarëve. Presidenti Trump nuk fitohet apo humbet në Shqipëri. Për të vendosin qytetarët amerikanë me votën e tyre. Shqipëria nuk duhet të importojë beteja politike të vendeve të tjera, ndërkohë që ka sfidat e saj të brendshme. Nëse protesta dëshiron të ruajë besueshmërinë dhe karakterin qytetar, ajo duhet të çlirohet nga axhendat politike, ekstremiste dhe ideologjike që nuk i përkasin. Vetëm kështu kauzat e drejta nuk do të mbyten nga zhurma e interesave të huaja apo e ambicieve të ngushta politike.

Etiketat e lidhura

Erion BraceprotestTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 45 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 46 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.